Home » Futboll » Babel huazohet te Bayerni?

Babel huazohet te Bayerni?

babel_gettyLondër, 29 nëntor – Sipas revistës angleze “News of the World”, Liverpooli është i gatshëm të huazojë sulmuesin holandez Ryan Babel te Bayerni i Munichit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Menaxheri Rafael Benitez thuhet se është i lodhur nga ankesat e vazhdueshme të Babelit rreth mungesës së paraqitjeve të vazhdueshme në formacionin bazë.

Brengat e futbollistit janë shtuar prej kur përzgjedhësi i kombëtares së Holandës, Bert van Marwijk kishte theksuar se do të ftojë vetëm ata futbollistë të cilët paraqiten rregullisht për klubet e tyre. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni