Home » Futboll » Babel: Benitezi më ka larguar pa sqarim

Babel: Benitezi më ka larguar pa sqarim

Liverpool, 15 janar – Sulmuesi anësor, holandezi i Liverpoolit, 23 vjeçari Ryan Babel ka folur për krizën që aktualisht ka përfshirë ekipin e tij në portalin e njohur të internetit Twitter.

“Kam lajm zhgënjyes, Trajneri më ka përjashtuar nga skuadra pa ndonjë sqarim. Tani nuk mund të flas për futbollin. Nuk është më si dikur. Menaxherë, TV, radiot, interneti, të gjithë kanë nevojë diçka të komentojnë dhe të flasin.

Sot çdokush ka Twitter ose diçka të ngjashme”, shkruan Babel. Vetëm një orë pasi Benitezi kishte mbajtur press konferencën, Babel sërish ka folur në Twitter.

“Sa më përket mua, pas sezonit të mirë te Liverpooli nuk di çfarë na gjet tani. Unë besoj në vetvete dhe një ditë do të do të dëshmoj se çfarë jam në gjendje të bëj”, tha Babel. Megjithatë, ai ka shkruar se nuk është i interesuar që të largohet nga Liverpooli.  /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni