Home » Basketbolli i Kosovës » Azemi: Kënaqem kur e mund Trepçën

Azemi: Kënaqem kur e mund Trepçën

Edmond Azemi, shprehet se këtë vit cilësia e basketbollit ka pësuar rënie, ndërkaq pohon të mos jetë i kënaqur as me pagën që e merr nga klubi bardh e kaltër.

Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi i vlerëson të suksesshëm tetë javët e para të edicionit të sivjetmë të bardh e kaltërve në Superligë, ndërkaq shprehet se fitoret ndaj Bambit në javën e fundit, dhe triumfi pas çerekut të pestë kundër Trepçës t’i kenë lënë më shumti përshtypje.

Madje Azemi shton se suksesi ndaj “xehetarëve” do t’i kënaq aq shumë sa me padurim i pret përballjet me këtë skuadër. “Rivaliteti ndaj Trepçës ka qenë vazhdimisht i madh, sa herë që jemi takuar me këtë skuadër ka zgjuar edhe kërshërinë e adhuruesve të basketbollit jo vetëm të këtyre dy vendeve.

Fitoret ndaj Trepçës i kemi festuar gjatë pa marrë parasysh se në cilën fazë jemi takuar”, u shpreh Azemi, i cili në edicionin e fundit pikërisht pas fitores ndaj mitrovicasve i ka ngritur lartë trofetë e Kupës dhe të Kampionatit.

“Jemi mësuar me fitoret e shumë trofeve, por sigurisht se secilën herë e ka pas rëndësinë e vet cila do garë qe e kemi fituar”, tha më pas ai. Katërshja prishtinase tani thotë se pos Trepçës këtë vit i pëlqejnë përballjet edhe me skuadrën minoritare, Bambi nga Mitrovica.

“Bambi këtë vit ka pasur paraqitje të mira, kjo na shtyn më me dëshirë të ballafaqohemi edhe me ta sigurisht për t’i mundur”, shton Azemi. Ai ishte më i merituari që kampioni mundi Bambin në ndeshjen e fundit. Shtatë fitoret e njëpasnjëshme të Sigal Prishtinës, Azemi thotë se nuk është e lehtë të arrihen.

“Ky sukses nuk ka qenë i rastësishëm, pasi për të arritur një seri të tillë, prej shtatë fitoreve nuk është e lehtë. Por falë punës sonë të palodhshme dhe disiplinës të krijuar në skuadër, ia kemi dalë t’i renditemi këto rezultate”.

Katërshja prishtinase, i cili është ndër lojtarët e rrallë që i ka qëndruar besnik bardh e kaltërve, pasi është i vetmi lojtar që me këtë skuadër është paraqitur në të gjitha kampionatet e pasluftës, shprehet se nuk është edhe aq i kënaqur me pagën e tij.

“Nuk jam i kënaqur me shumën e të hollave që marr, dallon shumë nga paga që kemi marr në stinoret e kaluar”, bënë të ditur ai. Azemi thotë se për këtë ndoshta ka ndikuar edhe rënia e cilësisë dhe së bashku me të edhe interesimi i madh që kishte basketbolli. “Jemi dëshmitar kur basketbolli ka zgjuar jehonë të madhe.

Në çdo takim palestrat ishin të mbushura me adhurues të cilët edhe ndikonin drejtpërdrejtë në interesimin e sponsorëve pa të cilët është vështirë të arrihen suksese të mëdha. Tani nuk po ndodh e njëjta gjë, vetëm dy tri takime gjatë një stinori kemi interesim më ta madh të atyre që vinë për ët na përkrahur, e kjo ka ndikuar edhe në financat e skuadrave”, citon Azemi.

Në fund kapiteni i kampionit në fuqi, thotë që këtë vit më së shumti i mungon derbi me Bashkimin. “Po na mungon atmosfera e zjarrtë në Prizren, dëshirojmë që Bashkimi sërish të përforcohet pasi vërtet ato takime po na mungojnë”, theksoi Azemi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni