Home » Author Archive

Dhuna e tifozëve ultras, përgjaket Roma

Itali, mbështetësit e Lazio-s sulmojnë tifozët e Tottenham Dhuna në futboll godet sërish. Këtë herë protagonistë negativë bëhen tifozët e Lazios. Një grup me rreth 30 ultras kanë sulmuar një disa mbështetës anglezë, të cilët kishin udhëtuar drejt Romës për të ndjekur ndeshjen e Tottenham-it kundër skuadrës bardhkaltër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e brendshme... 

Cole: Kam të ardhme te Liverpooli

Joe Cole beson se ai ende ka të ardhme te Liverpooli, pas paraqitjes impresive në Europa League ndaj Young Boys. Cole shënoi njërin dhe asistoi në tjetrin, në barazimin 2-2 ndaj skuadrës zvicerane, dhe mendon se po rikthehet në formë. “Isha lojtar i mirë te West Ham, Chelsea dhe Lille dhe mendoj se mund të jem një lojtar i mirë te Liverpooli. Po bëhem më i fuqishëm çdo ditë”. “Është... 

Simeone: Jemi një hap përpara

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është i kënaqur pasi skuadra e tij u kualifikua për fazën eliminatore të Europa League, pas fitores 1-0 ndaj Hapoel Tel. Avviv. “Mbi të gjitha sot kemi bërë një hap përpara, pasi jemi në fazën eliminatore. Ne u dhamë përgjegjësi dhe minuta shumë lojtarëve që nuk luajnë shpesh, dhe ju duhet t’u jepni meritat atyre, pasi janë ata që... 

Rodgers i zhgënjyer me barazimin

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka qortuar aftësitë e ekipit të tij për të kontrolluar ndeshjen, pasi Redsat kaluan dy herë në avantazh por lejuan Young Boys të barazojnë në fund të ndeshjes së mbrëmshme të Europa League. “Lojtarët dhanë gjithçka. Skuadra ishte e përkushtuar kundër një rivali të mirë. Por ju udhëhiqni dy herë në ndeshje, dhe humbni edhe një varg... 

PSG mohon interesimin për Beckham

David Beckham nuk do të transferohet te PSG. Lajmin e konfirmon drejtuesi më i lartë i skuadrës franceze, Leonardo, sipas të cilit, shoqëria nuk i ka bërë një ofertë mesfushorit britanik që do të largohet në muajin dhjetor nga Los Angeles Galaxy. “Fushata jonë e blerjeve është mbyllur dhe i urojmë fat për të ardhmen”, tha Loenardo përpara gazetarëve. Të njëjten linjë ndoqi... 

Di Matteo krenar që ka drejtuar Chelsean

Roberto Di Matteo thotë se për të ishte “nder” që pati rastin të menaxhojë Chelsean, pas shkarkimit mëngjesin e djeshëm. Italianit iu tregua dera disa orë pasi Blutë u mposhtën 3-0 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve, dhe pronari Roman Abramovich nuk u mendua shumë duke caktuar Rafael Benitez si pasues të tij. “Ishte nder për mua të caktohem menaxher i klubit për të cilin... 

Prishtina e Trepça ’89 kërkojnë finalen e “Pavarësisë”

Dy skuadrat më të mira të futbollit në vend, Prishtina e Trepça ’89, do të takohen mes vete në kuadër të turneut “Pavarësia” që e organizon Federata Shqiptare e Futbollit për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndeshja ndërmjet Prishtinës e Trepçës ’89 do të zhvillohet të enjten (sot) në Kukës (14:00). Dy skuadrat kosovare të mërkurën... 

Casillas: Me rëndësi ishte kualifikimi

Iker Casillas mendon se Real Madridi duhet ta kishte vendosur ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt që në pjesën e parë. Madrilenët kaluan në avantazh të hershëm me anë të golit të Karim Benzema dhe kishin disa raste për ta dyfishuar epërsinë, por mbetën me 10 lojtarë në pjesën e dytë dhe humbën avantazhin pas një penaltie të shënuar nga Serigio... 

Galliani: Goli i Mexes, ndër më të mirët e Milanit

Adriano Galliani ka lavdëruar golin e Philippe Mexes në fitoren 3-1 të Milanit ndaj Anderlechtit të mërkurën, duke e quajtur si një prej më të mirëve që ai ka parë gjatë 26 viteve të tij në San Siro. Francezi ndaloi me gjoks një harkim derisa ishte me shpinë kah goli dhe bëri një hedhje në stilin gërshërë për të dërguar topin në këndin e djathtë të sipërm të golit të... 

Man. City eliminohet nga Champions

Kampioni i Anglisë, ekipi i pronarëve arabë, me përforcime të shumta, nuk ia doli të plasohet për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve të Evropës, pasi sonte në Manchester luajti baras 1:1 me Real Madridin. Manchester City nuk ia doli të fitojë ndeshjen para publikut të vet me gjithë një penallti të dhuruar dhe me një lojtar më shumë në fushë (për shkak të përjashtimit...