Home » Author Archive

Krasniqit i duhet fitorja për të siguruar luftë për titull

Prishtinë, 9 prill – Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi të shtunën (sot) do të zhvillojë meçin e 37-të në boksin profesionist. Krasniqi 24-vjeçar në Magdeburg të Gjermanisë do të përballet me Ben Nsafoah. Meçi i takon kategorisë gjysmë të rëndë dhe parashikohet të zgjasë tetë raunde. Krasniqi ka thënë të premten për Kohën Ditore se ky është meçi i tij i fundit... 

Mexes, marrëveshje me Milanin

Philippe Mexes sezonin e ardhshëm do të mbajë fanellën e Milanit pasi thuhet se ka arritur marrëveshje me Rossonerët për një kontratë katërvjeçare, shkruan sportivja franceze L’Equipe. Mbrojtësi francezi tashmë tetë sezone luan për fanellën e Romës por marrëveshja e tij skadon në fund të sezonit dhe negociatat për vazhdimin e saj ende nuk kanë dhënë fryte. Ndërkohë mediat... 
Etiketat: ,

Cana: Gallatasarai-Fenerbahçe më trondit

Një nga ndeshjet më të nxehta të kampionateve kombëtare në Kontinentin e Vjetër, Europë, është pikërisht derbi turk i Stambollit mes Fenerhabçes dhe Gallatasarait. Një ndeshje e tillë përjetohet në një mënyrë jashtëzakonisht të veçantë nga lojtarët që janë në fushë, por edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit. Të dyja skuadrat konsiderohen si rivalet e përjetshme në... 
Etiketat:

Ferdinand mungon deri në shtator

Rio Ferdinand pritet të jetë jashtë fushës së blertë deri në muajin shtator. Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur të dielën se mbrojtësi anglez do të mungojë edhe gjashtë javë. “Roy me gjasë do të kthehet pas gjashtë javësh”, ka thënë Ferguson për uebfaqen zyrtare të klubit. Ferdinand i kishte lënduar ligamentet në fazën përgatitore për... 

Forlan, sportisti më i mirë në Uruguai

Vërshojnë mirënjohjet për Diego Forlanin, i cili ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i Botërorit të Afrikës së Jugut. Në vendin e tij, sulmuesi i Uruguait dhe Atletico Madridit e ka fituar çmimin ‘Charrua d’oro’, si sportisti më i mirë i sezonit 2009-2010. “Ndihem i nderuar. Kam marrë shpërblime të tjera, por ta marr një këtu, në Uruguai, ku jam lindur e rritur, është... 

Ferrari dënohet për shkak të diktimit të rezultatit

Komesarët e garës e kanë dënuar ekipin italian të Formulës 1 Ferrari me 100,000 $ për shkak të urdhërave ekipore me qëllim të diktimit të rezultatit. Në rrethin e 49-të të garës për SHM të Gjermanisë të zhvilluar të dielën në Hokenhaim, Ferrari e udhëzoi ngasësin e vet Felipe Masën i cili ishte në pozitën e parë, ta lëshojë që në këtë pozitë të kalojë Fernando... 

Barcelona rrezikon Realin për Ozil

Barcelona është duke e rrezikuar Real Madridin sa i përket firmës së mesfushorit të talentuar gjerman, Mesut Ozil. Marca shkruan se dështimi i Barcelonës për të transferuar Fabregasin ka bërë që të mendojë prishjen e planeve të Real Madridit për mesfushorin e Werder Bremenit. Vetë Werderi në këtë rast shpreson në ndonjë ankand mes gjigantëve spanjollë për talentin gjerman. Ozil... 

Mbreti në dy rrota

Alberto Kontador këtë fundjavë për herë të tretë në karrierë e për herë të dytë me radhë e fitoi garën çiklistike rreth Francës të njohur si tur dë Frans, që është gara më e madhe dhe më ne njohur e çiklizmit në botë. Kjo fitore Kontadorin e konfirmon si çiklistin më të mirë të gjeneratës së tij dhe si një prej çiklistëve më të mirë të të gjitha kohëve. Aktualisht... 

Spanja kampione e Botës

Kombëtarja e Spanjës është fituese e Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, pasi që ka arritur të shënojë fitore historike prej 1-0 përballë Holandës në finalen e madhe të zhvilluar në Soccer City të Johanesburgut. Në minutat e parë të ndeshjes Spanja ka pasur iniciativën në fushë, duke sulmuar në drejtim të portës së portierit holandez, Stekelenburg. Rasti i parë i spanjollëve... 

Gjermania e treta në botërorin “Afrika e Jugut 2010”

Gjermania nuk arriti ëndrrën e saj për kupën e botës, por në këtë eveniment të madh që zhvillohet në Afrikën e Jugut zuri vendin e tretë, pas një ndeshjeje të fortë që pati mbrëmjen e së shtunës me Uruguajin. Takimi nisi i vrullshëm me plot raste për shënim nga të dy ekipet. Muller arrin të shënojë i pari në minutën e 19-të të pjesës së parë, ndërsa Cavani barazon...