Home » Kampionati Spanjoll » Atletiko eleminon Realin nga Kupa e Mbretit

Atletiko eleminon Realin nga Kupa e Mbretit

Atletiko eleminon Realin nga Kupa e MbretitAtmosfera e fillimit ishte e shkëlqyer, por eleminimi erdhi.Reali I Madridit u nxorr jashtë nga Kupa e Mbretit, prej Atletikos, pikërisht në mbrëmjen kur Kristiano Ronaldo prezantoi Topin e tij të tretë të Artë para tifozëve në stadiumin “Bernabeu”.

Ishte edhe mbrëmja kur Fernando Torres shënoi për herë të parë gol në këtë stadium.Sulmuesi, i kthyer në shtëpi pas huazimit nga Çelsi për tek Milani, realizoi dy herë.

Fillimisht, që në minutën e parë.I mundur 0-2 në ndeshjen e parë të të tetave të finales, ekipi I Karlo Ançelotit nuk është se kishte shumë shpresë që në fillim.

Kjo, edhe pse Sergio Ramos ndreqi disi gabimin e golit të parë, duke barazuar.Realit do t’i ishin dashur të shënonte 3 herë të tjera, pa pësuar që të kualifikohej, por kjo nuk ndodhi.Torres, madje I kaloi sërish miqtë në avantazh.

Kristiano Ronaldo nuk lejoi humbjen, por nuk shmangu dot eleminimin.Pas 3 disfatave radhazi ndaj Atletikos, Reali nuk u mund, por ky është një ngushëllim tepër I vogël.Atletiko, ndërkaq, do të luajë ndaj Barcelonës në çerekfinale.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni