Home » Futboll » Atdhe Nuhiu dëshiron të luajë për Austrinë

Atdhe Nuhiu dëshiron të luajë për Austrinë

Atdhe Nuhiu dëshiron të luajë për AustrinëSulmuesi shqiptarë, Atdhe Nuhiu, dëshiron të luajë për Përfaqësuesen e Austrisë, ani pse për të ka pasur interesim edhe Përfaqësuesja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

“Unë kam luajtur për gjithë grupmoshat e Austrisë dhe dua të luaj edhe për përfaqësuesen seniore. Ky është synimi im. Unë njoh shumë lojtarë me të cilët kam luajtur nën drejtimin e Andreas Herzogut për U-21 të Austrisë, si: David Alaban, Veli Kavlakun e Marko Arnautoviqin.

Kjo më bën edhe më të uritur për të luajtur për përfaqësuesen seniore”, ka thënë Nuhiu në një intervistë për “Sportnet.at” të mërkurën. Sulmuesi shtatlartë (196 cm) beson se ka aftësi të luajë për Përfaqësuesen e Austrisë. Ai është pjesë e skuadrës së Kategorisë së Dytë të Anglisë, Sheffield Wednesday.

“Unë dua të jem pasardhës i Marc Jankos tek Austria, kur të përfundojë karriera e tij e madhe me përfaqësuese. Unë shoh gjithmonë ndeshjet e Përfaqësueses së Austrisë dhe jo ato të Anglisë dhe jam shumë i lumtur sesa afër Evropianit 2016 në Francë jemi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni