Home » Futboll » Asllani vazhdon në Chicago

Asllani vazhdon në Chicago

14793-375x600Linkoping, 4 dhjetor – Sulmuesja Kosovare Asllani karrierën do ta vazhdojë në ligën më të fortë në botë për futbolliste, atë amerikane “Women’s Profesional Soccer”.
Reprezentuesja e Suedisë, Asllani, ka firmosur me skuadrën Chicago Red Stars, kanë njoftuar të enjten mediumet sedeze. 20-vjeçarja ka firmosur për tre vjet, por kontrata mund të shkëputet në fund të çdo viti, nëse palët nuk janë të kënaqura. Asllani deri  tani ka luajtur për ekipin suedez Linkoping.
“Kam pasur vit të mrekullueshëm në Linkoping, por më duhet të përparoj si lojtare dhe mendoj se kam marrë vendim të drejtë. Do të luaj në ligën më të fortë në botë, ku do të përballem me sfida të reja në çdo stërvitje dhe lojë”, ka thënë Asllani për mediat suedeze. “Lëvizja nuk ka të bëjë fare për para, por është një rast i mirë për mua që të përparoj si futbolliste. Financiarisht do të përfitoj përafërsisht sa në Linkoping”.
Javë më parë Asllani fitoi titullin e kampiones së Suedisë me skuadrën e Linkpingut. Në kampionatin e vitit 2009 ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje. Për Linkopingun, Asllani luan nga fillimi i vitit 2007. Vitin e kaluar shënoi nëntë gola, ndërsa në vitin 2007 realizoi vetëm katër herë. Në vitin 2008 fitoi kupën e Suedisë.
Kosovare Asllani ftohet rregullisht në Përfaqësuesen A të Suedisë. Deri tani ka 16 paraqitje e dy gola të shënuar. Me Suedinë është paraqitur edhe në kampionatin evropian që në gusht dhe shtator të këtij viti u zhvillua në Finlandë. Asllani ka lindur në Suedi në një familje nga Mitrovica.
Chicago doli e gjashta në edicionin e vitit 2009 të “WPS”. Kjo ligë u formua në mars të këtij viti. Në edicionin e parë u paraqitën shtatë ekipe, ndërsa në vitin 2010 liga pritet të numërojë dhjetë ekipe.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni