Home » Futboll » Asllani deshprohet në eliminimin nga Champions Leagua

Asllani deshprohet në eliminimin nga Champions Leagua

Kampioni i ri i Suedisë në futboll, Linköpings, u eliminua në tetën e finales të Champions Leagua.asllani

Futbollistja Kosovare Asllani me Linköpingsin pësuan humbje para adhuruesve të tyre me rezultat 0:2 në takim me gjermanet, Duisburg.

Asllani dhe bashkëlojtaret e saj para ndeshjes llogaritën se do të dalin me rezultat pozitiv dhe do të sigurojnë vizën për më tutje, pasi që në ndeshjen e parë, falë golit të Asllanit, patën luajtur baras (1:1) në Duisburg.

Skuadra e Duisburgut në ndeshjen e kthimi, si mysafire, u dëshmua superiore dhe me golat e Popp në minutën e 59-të dhe të Grings në atë 90-të shënuan fitore me 0:2.

Kosovare Asllani në minutën e 43-të të ndeshjes është ndëshkuar me karton të verdhë pas një faulli të bërë ndaj një futbollisteje rivale.

Vendaset në pjesën e dytë nuk qëndruan deri në fund dhe kjo humbje me shifrat 0:2 ishte fatale për Asllanin dhe Linköpingsin, duke i eliminuar nga garat evropiane përkatësisht nga Champions Leagua.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni