Home » Volejboll » Asllanaj e Osmani – më të mirët

Asllanaj e Osmani – më të mirët

Federata e Volejbollit e Kosovës shpalli laureatët më të mirë për vitin 2009.

Epiteti i volejbollistit më të mirë i ka takuar Arbon Osmanit, anëtarë i KV Drenica & Rukolli nga Skenderaj. Më pas renditen ndër dhjetë më të mirët: Valon Nikçi, Armend Fazliu, Ilir Xhymshiti, Kemajl Tasholli, Skënder Lajçi, Florim Ferizi, Faton Mustafa, Xhevat Ismajli, Arif Elezi.

Ndërkaq, te femrat është shpallur më e mira Shemsije Asllanaj, anëtare e KV Kastriotit nga Ferizaj, kurse ndër dhjetë më të mirat janë: Edona Gjinolli, Sherife Behrami, Suzana Reçica, Vildane Jashari, Shqipe Kçiku, Shpresa Azemi, Filloreta Azemi, Ganimete Gërbovci.

Klubi më i suksesshëm te meshkujt shpallet KV Drenica & Rukolli dhe ndër femrat KV Kastrioti. Trajneri më i mirë u zgjodh Haki Beqiri te meshkujt, ndërsa Lorik Ilazi për femrat, dhe punëtori më i dalluar sportiv Kemajl Luzha. Gjyqtari më i mirë i vitit 2009 u shpall Agim Lumi.

Me mirënjohje speciale u nderuan volejbollistët Adriatik Kajtazi e Gazmend Husaj, që luajnë me sukses të lartë në Superligën e Zvicrës. Çifti më i mirë në beachvoley te femrat është: Edona Gjinolli-Shqipe Musliu, dhe te meshkujt: Bahri Gjinovci e Valon Nikçi.

Shpresat më të mira të vitit u shpallën Florentina Deliu (femrat) e Burim Shabani (meshkujt). Gjyqtari më i mirë i vitit Agim Lumi, trajneri më i mirë te femrat Lorik Ilazi dhe Haki Beqiri në konkurrencën e meshkujve. Punëtori më i dalluar sportiv u shpall Kemajl Luzha. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni