Home » Basketbolli i Kosovës » Asgjë zyrtare në FBK

Asgjë zyrtare në FBK

Asnjë lëvizje nuk është shënuar as në ditën e katërt të afatit kalimtar dimëror për basketbollistë në Technomarket Superligën e Kosovës.

Zyrtarisht asnjë klub nuk ka paraqitur kërkesë për përforcime në zyrën e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina, kampion në fuqi, ka rikthyer në radhët e veta Blerim Mazrekajn, ndërsa Peja është përforcuar me Merovcin dhe Ebibin e Kolegjit Eurosport, por që deri tash nuk kanë sjellë kërkesa në FBK.

Zyrtarët e FBK-së thonë se deri më 13 janar, kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar dimëror, pritet të ketë lëvizje më të theksuara, megjithëse basketbolli vitet e fundit po përjeton krizë të theksuar në cilësi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni