Home » Liga e Kampionëve » Arsene Wenger: 50 me 50 mundësitë e kualifikimit

Arsene Wenger: 50 me 50 mundësitë e kualifikimit

Arsene Wenger: 50 me 50 mundësitë e kualifikimitWenger kërkon përqendrim nga Arsenali në ballafaqimin e sotëm me Monacon, skuadër të cilën e ka drejtuar për disa vjet.

Trajneri francez e pranon se nuk e priste një short të tillë. “Për të qenë i sinqertë kjo ishte një surprizë për mua. Mendoja se do të përballeshim sërish me një ekip të fortë siç ka ndodhur në 5 apo 6 vitet e fundit. Është disi e çuditshme sepse gjatë 25 viteve të fundit të jetës time kam drejtuar Monacon dhe Arsenalin”, ka theksuar Wenger.

Në vijim ai kërkoi që djemtë e tij të fokusohen te kjo sfidë nga e cila varen edhe fatet e sezonit të topçinjve, tashmë jashtë garës për titullin kampion. Wenger u ndal edhe te gjendja e Jack Wilshire, i cili pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes.

“Mundësitë për kualifikim janë 50 me 50. Monaco është një skuadër që di të mbrohet mirë dhe këtë e tregoi në fazën e grupeve. Wilshire është stërvitur shumë për t’u rikthyer sa më shpejt në formë.

Nuk besoj se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Monaco por besoj se do të rikthehet në fundjavë”, ka shtuar francezi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni