Home » Futboll » Arsenalli i ofronë 30 milionë euro Mario Balotellit

Arsenalli i ofronë 30 milionë euro Mario Balotellit

MarioBalotelliInterTrajneri i Arsenalit, Arsene Wenger edhe zyrtarisht ka ofruar një dëmshpërblim prej 30 milionë euro për të transferuar gjatë dimrit sulmuesin e Interit, italianin Mario Balotelli.

Oferta është bërë e ditur të martën nga mediumet e huaja, ndërsa krerët e Interit në vend të parave kanë kërkuar mesfushorin Cesc Fabregas në shkëmbim me Balotellin 19-vjeçar.

Ky i fundit vazhdimisht po kritikohet nga trajneri Jose Mourinho, i cili e ka lënë të stërvitet me ekipin e juniorëve. Vetë Balotelli më herët ka deklaruar se nëse vazhdon të trajtohet në këtë mënyrë, atëherë shpëtimi i vetëm është largimi nga Italia.

Ai ka kontratë me ekipin e Interit deri në qershorin e vitit 2013.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni