Home » Futboll » Arsenali vitin e ndërron, po zakonin se harron

Arsenali vitin e ndërron, po zakonin se harron

arsenali-vitin-e-nd-euml-rron-po-zakonin-se-harron-video_hdArsenali si zakonisht ka pasur probleme në udhëtim qysh në start të vitit 2015, pasi që ka pësuar humbje te Southamptoni me rezultat 2-0.

Arsenali pati probleme qysh në start të takimit.

Mane e kaloi Southamptonin në epërsi pas 34 minutash lojë duke i garantuar relaks skuadrës së tij pas pjesës së parë.

Tadic në pjesën e dytë (56′) e realizoi dhe golin e dytë, i cili ishte edhe i fundit në këtë takim.

Arsenali nuk arriti që të shënojë asnjë gol pavarësisht përpjekjeve.

Me këtë disfatë Arsenali ka 33 pikë, tre më pak se Southamptoni që shkëputet në pozitën e katërt me 36 pikë dhe i afrohet Unitedit në vetëm një pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni