Home » Kampionati Gjerman » Arjen Robben këmbëngul të fitojmë çdo ndeshje

Arjen Robben këmbëngul të fitojmë çdo ndeshje

Arjen Robben këmbëngul të fitojmë çdo ndeshjeHolandezi thekson se ecuria pozitive e pjesës së parë nuk do të ndikojë aspak te ecuria e fazës së dytë.

Arjen Robben këmbëngul se Bayerni i Mynihut kërkon ta mbyllë këtë sezon në Bundesliga pa asnjë humbje për të regjistruar një tjetër rekord historik. Skuadra e Guardiolas do të rikthehet në fushë në datën 30 Janar për të sfiduar Wolfsburgun ndjekës, pas dominimit që i bëri fazës së parë të sezonit që e mbylli me 11 pikë më shumë se “ujqërit” nga Wolfsburgu. Holandezi thekson se ecuria pozitive e pjesës së parë nuk do të ndikojë aspak te ecuria e fazës së dytë.

“Shpresoj që të jemi gati për vitin 2015. Kemi përpara edhe një javë stërvitje dhe duhet ta shfrytëzojmë në maksimum për të gjetur formën optimale. Kemi bërë një punë shumë të mirë në qendrën stërvitore në Katar dhe tani duhet të shikojmë përpara. Objektivi jonë është që të fitojme çdo takim, duke filluar që nga sfida e parë, ajo e kampionatit në Wolfsburg”.

Në vijim të intervistës, sulmuesi holandez thekson se përballja e 30 Janarit është shumë e rëndësishme pasi në rast suksesi, Bayerni i Mynihut do të shkëputej 14 pikë nga vendi i dytë dhe kjo do të siguronte qetësinë e nevojshme për pjesën tjetër të sezonit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni