Home » NBA » Anthony Davis shpëtonë New Orleansin

Anthony Davis shpëtonë New Orleansin

 Anthony Davis shpëtonë New OrleansinAs paraqitja fantastike e Anthony Davis që e mbylli ndeshjen me 34 pikë 9 rebound dhe 4 asist nuk i mjaftoi New Orleans-it për të mposhtur Bostonin, pasi sfida e TD Garden në Massachusetts, përfundoi me fitoren e Celtics në shifrat 108-100.

Kjo ishte fitorja e 13-të sezonale për skuadrën e trajnerit Brad Stevens që në këtë përballje iu fal paraqitjes së Sullinger që rezultoi më i miri në parket për vendasit me 27 pikë 10 rebound dhe 3 asist.

Në takimet e tjera të Nba spikat suksesi në transfertë i Detroit Pistons përballë Toronto Raptors me rezultatin 114-111. Në Air Canada Center, Brendon Jennigs ishte thjeshtë fenomenal pasi e mbylli sfidën me 34 pikë dhe 10 asist duke ndihmuar skuadrën nga Michigani të koleksiononte fitoren 14 sezonale.

Nuk ndalet as Houston Rockets, formacioni nga Teksasi siguroi suksesin e 4-t radhazi pasi mposhti në brenda në New York, Brooklyn Nets me shifrat 113-99, falë edhe 30 pikëve të shënuara nga James Harden.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni