Home » Futboll » Anglezët me ndihmën e viagrës synojnë titullin

Anglezët me ndihmën e viagrës synojnë titullin

06-VIAGRA_34Londër, 6 dhjetor – Futbollistët e Përfaqësueses së Anglisë po shqyrtojnë mundësinë që të përdorin viagra për të rritur përformancën e tyre në fushë gjatë Botërorit 2010 të futbollit, shkruan “News of the World”.

Përfaqësuesja e Anglisë do të vendoset në Rustenberg të Afrikës së Jugut, ndërsa ndeshjen e parë me SHBA-në do ta luajë në një lartësi mbidetare prej 1.500 metrash.
Mjekët e klubit e kanë ndërmend t’u japin futbollistëve nga një viagër para çdo ndeshjeje për të rritur kapacitetin e mushkërive.

Shkencëtarët kishin zbuluar se viagra mund t’i ndihmojë futbollistët që të tregojnë performancë më të mirë. Viagra u ndihmon atyre që të “luftojnë” lartësinë mbidetare.
Anglia pati dështuar plotësisht në botërorin “Meksika 1970”, shkaku i lartësisë së madhe mbidetare. Shkencëtari Richard Pullen është angazhuar nga Federata e Futbollit e Anglisë që të zbulojë metoda të veçanta të stërvitjeve për të mposhtur lartësinë mbidetare.
“Unë do t’u tregoj drejtuesve të Përfaqësueses së Anglisë përfitimet që do të kishin lojtarët nga përdorimi i viagrës para ndeshjeve që do të luhen në lartësi mbidetare. Është një proces i vërtetuar shkencërisht se si viagra funksionon në trup. Duke zgjeruar enët e gjakut përmirësohet performanca e atletëve. Viagra përdoret nga skuadrat e futbollit në Amerikë të Jugut dhe nga disa çiklistë. Ajo nuk është e ndaluar. Jam i sigurt se disa skuadra do të përdorin viagra për të luftuar lartësinë mbidetare. Mund të ketë efekte anësore, si probleme me shikim, dhembje të kokës dhe fytyra të skuqura”, ka thënë Pullen.
Zyrtarët e Federatës së Anglisë kanë mohuar shkrimet se futbollistët do të përdorin viagra gjatë Botërorit 2010.
“Stafi mjekësor i Anglisë ka nisur hulumtimet me disa ekspertë se si të përgatitemi sa më mirë për kushtet që na presin gjatë Botërorit. Mirëpo nuk kemi biseduar fare për viagra dhe sigurisht nuk kemi plan që t’u japim futbollistëve ato gjatë Botërorit”, ka thënë një zyrtar i Federatës së Futbollit të Anglisë për “News of the World”./kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni