Home » Kampionati Spanjoll » Andres Iniesta: Ta harrojmë finalen e Kupës së Mbretit

Andres Iniesta: Ta harrojmë finalen e Kupës së Mbretit

Andres Iniesta: Ta harrojmë finalen e Kupës së MbretitAndres Iniesta u kërkon shokëve të skuadrës ta harrojnë sa më shpejt kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit sepse tashmë ekipin e pret një rrugëtim i gjatë në kampionat dhe Champions League.

Humbjet ndaj Real Sociedad dhe Malagas djegin ende në kampin katalanas, ç’ka ka ndikuar edhe në klasifikimin e skuadrës që mban vendin e dytë me 2 pikë më pak se Reali i Madridit. Sipas Iniestas, Barcelona i ka të gjitha mundësitë për të dalë fitimtare në të tre turnetë, transmeton supersport.

“Po kalojmë një moment shumë të mirë dhe jemi të lumtur për këtë. Edhe pse jemi në finale tani duhet të fokusohemi në dy kompeticionet e tjera. Finalja është një arritje që na bën krenarë por sezoni mbetet i gjatë. Kur je në një moment të mirë duhet të punosh edhe më shumë sepse nuk e kemi luksin të ndalojmë tani”.

Në vijim, 31-vjeçari i lindur në Fuentealbilla thekson se ekipi nuk ka arritur ende asgjë prandaj pjesa e mbetur e sezonit është jetike për të finalizuar me sukses ecurinë pozitive nën drejtimin e Luis Enriques. “Suksesin nga dështimi e ndan vetëm një linjë e hollë prandaj duhet të mendojmë për çdo ndeshje duke nisur nga ajo e radhës kundër Rayo Vallecanos dhe më pas për sfidën e radhës”.

Sfida e javës së 26-të mes Barcelonës dhe Rayo Vallecanos do të luhet ditën e dielë në “Camp Nou” dhe për herë të parë gjatë këtij sezoni, katalanasit do të luajnë në orën 12:00.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni