Home » Futboll » Ancelotti: Keni kujdes nga Torres

Ancelotti: Keni kujdes nga Torres

ancelotti-keni-kujdes-nga-torres_hdAi ka qenë i dështuar te Chelsea dhe te Milani, mirëpo Carlo Ancelotti ka paralajmëruar për rrezikun që mund të paraqesë Fernando Torres në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndërmjet dy rivalëve madrilenë.

Të mërkurën mbrëma, Real Madridi dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë ndeshjen e parë të të tetës së finales dhe sulmuesi i kthyer në Vicente Calderon do të jetë startues.

Rreth 45.000 tifozë e pritën kthimin e Torresit te Atletico, prandaj ai mund të jetë më i motivuar se kurrë, mendon Ancelotti.

“Ende pa luajtur, Torres ka sjellë entuziazëm. Ai ka marrë dashuri”.

“Përvoja e Torres dhe në këtë atmosferë duke luajtur për klubin e tij të vjetër, do t’i japë motivim shtesë”, u ka thënë italiani gazetarëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni