Home » Kampionati Spanjoll » Alonso nuk përjashton një rikthim tek Liverpool

Alonso nuk përjashton një rikthim tek Liverpool

Mesfushori i Real Madrid, Xabi Alonso ka pranuar se atij i mungojnë kohërat tek Liverpool dhe ka refuzuar të përjashtojë një rikthim në Anfield.

Kur ishte pyetur nga LFC TV mbi një rikthim tek ish-klubi i tij, Alonso tha: “ Pse jo ? Mendoj se në futboll ndryshojnë shumë gjëra, dhe pse jo ? Kam pasionin tim të kuq dhe nëse arrijnë mundësitë, atëherë pse jo ?

“Për momentin nuk e di se çfarë do të ndodh, por mund të jetë një mundësi. Kurrë mos thuaj kurrë”.

“Më mungojnë shumë gjëra. Më mungojnë djelmoshat, më mungon atmosfera në Melwood – ishte një vend i shkëlqyer për të punuar dhe skenari në Anfield është i pamposhtur”.

Alonso u transferua në Real Madrid nga Liverpool në vitin 2009, për një shumë prej 30 milionë euro.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni