Home » Kampionati Italian » Allegri i brengosur me Ibrën

Allegri i brengosur me Ibrën

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur i brengosur me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Allegri ka thënë se Ibrahimoviq duhet të jetë më i qetë dhe të mos brengoset për të shënuar vetëm gola. Ibra ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshjet e fundit për Milanin.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 1:1 kundër Barit, fundjavën e shkuar. “Për fat të keq, Ibra reagoi. Ai ishte i qetë gjatë tërë javës dhe dëshironte t’u kthehej golave, të cilat po i mungojnë tashmë një muaj”, tha Allegri. “Ibra nuk duhet të shqetësohet për këtë punë aspak”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni