Home » Futboll » Al Kaeda kërcënon Kristiano Ronaldon

Al Kaeda kërcënon Kristiano Ronaldon

Hija e Al Kaedës bie mbi Botërorin e futbollit që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022.

Orët e fundit janë të shumta mesazhet e ekstremistëve islamikë nëpër forumet xhihadiste në web duke ngritur alarmin mes ekspertëve anti-terroristë.

Frika se disa celula mund të shfrytëzojnë botërorin për ndonjë atentat a rrëmbim po përhapet gjithnjë e më shumë.

“Finalja e Kupës së Botës në Katar do të jetë më entuziasmuesja. Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo do të rrëmbehet dhe Al Kaeda do të fitojë garën”, shkruan në një mesazh një person me emrin Abu Khubeib al-Khorasani. Të tjerë ekstremistë parashikojnë skenarë, në të cilat shohin njerëz të Bin Ladën në drejtim të shtetit islamik të gjirit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni