Home » Futboll » Adriano ja fitoj kampionatin Flamengos

Adriano ja fitoj kampionatin Flamengos

adrianoRio de Janeiro, 8 dhjetor – Nëntë muaj më parë për sulmuesin brazilian Adriano u pati thënë se ka shanse të pensinohej në kulmin e karrierës.

Mirëpo jo vetëm që ky parashikim doli i pasaktë, por ,përkundrazi, sulmuesi karizmatik arriti që me skuadrën braziliane Flamengo të bëhej kampion i Brazilit. Skuadra e 27-vjeçarit të dielën mbrëma ka ngrehur trofeun tek pas përfundimit të javës së fundit, për herë të parë pas 17 vjetëve. Flamengo mposhti Gremion me rezultat 2:1. Adriano ishte më i merituari për suksesin e Flamengos, shënoi 19 gola.
Braziliani korpulent në fillim të këtij viti u largua nga Interi dhe firmosi kontratë me Flamengon deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Interi i pati shkëputur Adrianos kontratën, pasi lojtari pati deklaruar se ka humbur pasionin për futbollin. Mirëpo me t’u rikthyer në Brazil gjërat ndryshuan për të mirë. Ai arriti shpejt të siguronte ftesë në Përfaqësuesen e Brazilit.
“Ende nuk po mund të besoj, sepse po më kujtohen gjërat që pata kaluar në Itali. Madje nuk po di as të gëzohem dhe të kremtoj”, ka thënë Adriano me lot në sy.

“Më të vërtetë, kjo është sikur në ëndërr, sërish fitova titullin e kampionit”.
Adriano tash nuk ka përjashtuar rikthimin në Evropë.
“Kam shumë oferta dhe për këtë nuk dua ta gënjej askënd. Është fjala edhe për të hollat, por ato nuk janë të vetmet që më bëjnë të largohem në janar nga Flamengo”, ka pranuar Adriano. “Së pari do të bisedoj me familjen time dhe pastaj do të vendosi se cila është oferta më e mirë për mua”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni