Home » Futboll » Adriano Galliani, takim urgjent me Inzaghin

Adriano Galliani, takim urgjent me Inzaghin

Adriano Galliani, takim urgjent me InzaghinGalliani është takuar me trajnerin e Milanit, Filippo Inzaghi, mëngjesin e sotëm dhe mund të takohet me presidentin Silvio Berlsconi më vonë gjatë ditës.

Galliani ishte në Milanello për të diskutuar krizën që ka pushtuar klubin, pas disfatës 1-0 nga Atalanta mbrëmë, e dyta disfatë në shtëpi në Serie A në fillim të këtij viti.

Gazzetta dello Sport raporton se takimi ka zgjatur një orë, me Gallianin që ka biseduar me trajnerin dhe me skuadrën, para se të largohet rreth orës 11.

Mediat italiane raportojnë se Galliani mund të jetë takuar edhe me Silvio Berlusconin në Arcore, një qytezë në veri-perëndim të Milanit ku Berlusconi jeton.

Sky Italia raporton se Galliani mund të takojë edhe lojtarë të caktuar një nga një, për të mësuar se pse Milani po dështon ndaj skuadrave më të vogla, derisa luan mirë ndaj të mëdhenjve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni