Home » Futboll » Adriano: Flamengo klub i zemrës

Adriano: Flamengo klub i zemrës

Skuadra e futbollit Flamengo është kampione në fuqi e Brazilit dhe që ka dëshmuar lojërat më të mira gjatë kampionatit që e lamë pas.

Adriano është njëri nga sulmuesit më të merituar për titullin që e ka fituar kjo skuadër e fuqishme braziliane. Adriano më mirë e ndjen veten që është në Flamengo sesa që ishte në Evropë.

Madje as që i shkon mendja këtij futbollistit që të kthehet në Evropë, për faktin se i pëlqen shumë atmosfera në klubin e Flamengos.

“Nuk është aspak çështje parash. Zgjodha dashurinë e njerëzve këtu, në vend të një përvoje tjetër jashtë. Në Rio ndodhet familja ime, fëmijët dhe miqtë e mi. Ndodhen të gjithë personat që më duan dhe më mbështesin.

Kam dashurinë e të gjithëve dhe jam i lumtur për këtë. Edhe lumturia e fitimit të titullit kampion me Flamengon ishte shumë e madhe dhe nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër”, theksoi ish-sulmuesi i Interit, Adriano.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni