Home » Futboll » Adebayor frigohet

Adebayor frigohet

Njëri nga futbollistët më të mirë në premierligë, njëherësh sulmues i skuadrës së Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, ka mbetur i tmerruar pas sulmit më mitraloz nga disa rebelë që iu është bërë kombëtares së Togos.

Adebayor ka thënë se është shumë në dyshim që kombëtarja e tij se do të vazhdojë garën në Kupën Afrikane të Kombeve.

“Mendoj se shumë futbollistë dëshirojnë të largohen, nuk mendoj se ata dëshirojnë të jenë në këtë turne tashmë, pasi ata e kanë parë vdekjen. Shumica e futbollistëve dëshirojnë të rikthehen te familjet e tyre.

Askush nuk mund të flejë pas asaj që kanë parë”, tha Adebayor. Ai shtoi: “Ata kanë parë një prej bashkë-lojtarëve i cili ka plumb në trup, i cili qan, u cili humb vetëdijen dhe gjithçka”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni