Home » Kampionati Anglez » Adebayor beson se City do të do të shkojë shumë përpara

Adebayor beson se City do të do të shkojë shumë përpara

emmanuel-adebayor-29255893Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se Manchester City është shumë serioz në synimin për të arritur pozitën e katërt të tabelës së Ligës Premier.

City shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj liderit aktual të kampionatit anglez, Chelseat, gjatë derbit të së shtunës, duke iu dhënë shtytje shpresave të tyre për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Ne do të vazhdojmë deri në fund, nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të luftojmë për njërën nga katër pozitat e para deri në ndeshjen e fundit. Do të jetë vështirë, por besojmë se mund ta arrijmë këtë”, ka thënë Adebayor.

Sulmuesi nga Togo po ashtu ka lavdëruar portierin e Cityt, Shay Given, i cili bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme përfshirë edhe penaltinë e Frank Lampard, për t’i siguruar fitoren ekipit të tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni