Home » Futboll » Abdis i ofrojnë oferta skuadrat e njohura

Abdis i ofrojnë oferta skuadrat e njohura

almenabdi_242005Mesfushori i kampionit në fuqi të Zvicrës, Zurich, shqiptari Almen Abdi, është i vendosur të kalojë të ardhmen në njërën prej klubeve me renome evropiane.

Skuadra e elitës së futbollit francez, Le Mans, para disa ditësh i ka bërë ofertë konkrete. Mes Abdisë dhe Le Mans vazhdojnë bisedime dhe vetëm pritet të nënshkruhet marrëveshja.

Zyrtarët e skuadrës franceze thonë se janë të interesuar që të nënshkruajnë një kontratë për gjashtë muaj me Abdin. Dilema me gjasë mbetën të zgjidhen në fillim të vitit të ri përkatësisht në muajin janar.

Për shërbimet e futbollistit Abdi janë të interesuar edhe Udinese nga Serie A e Italisë, Köln dhe Hertha nga Gjermania.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni