Home » Kampionati Francez » Abdi pret debutimin në kampionatin francez

Abdi pret debutimin në kampionatin francez

Njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptar, Almen Abdi, pritet të jetë në përbërjen e parë të skuadrës së Le Mansit, e cila të shtunën mbrëma (21.00) sfidon skuadrën e Lorientit, në kuadër të javës së 20-të të Kampionatit të Francës në futboll.

Abdi javë më parë ka qenë trim i ndeshjes dhe kreator i fitores së skuadrës së Le Mansit për kupën franceze kundër skuadrës së Valenciennesit. Abdi që shquhet me veprime të shpejta, harkime të sakta dhe gjuajtje të furishme, pritet të ketë debutimin e parë në këtë kampionat.

Abdi në radhët e Le Mansit ka ardhur në janar të vitit 2010 nga kampioni i Zvicrës, Zurich. Le Mans zë vendin e 17-të me 15 pikë dhe me ardhjen e Abdisë i ka shtuar gjasat për pozitë më të lartë.

Duhet theksuar se në vjeshtë ka luajtur shumë pak për Zurichun, pasi trajneri i kësaj skuadre, Challandes, më inat e pati lënë jashtë fushës dhe nuk e pati inkuadruar në lojë. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni