Home » Kampionati Francez » Abdi në Le Mans

Abdi në Le Mans

almenabdi_242005Mesfushori Almen Abdi edhe përfundimisht ndahet me kampionin e Zvicrës, skuadrën e futbollit Zurich. Shkaktarë i kësaj që i ka paraprirë largimit nga kjo skuadër ka qenë trajneri Challandes, i cili padrejtësisht nuk e ka inkuadruar në lojë shqiptarin Abdi.

Futbollisti Abdi kaloi për gjashtë muaji në skuadrën e njohur franceze, Le Mans, kontratë e cila hyn në fuqi nga një janari i vitit 2010. Të martën Le Mans arriti marrëveshjen paraprake me Almen Abdi. Sipas mediave franceze, thuhet se Abdi është i lindur me 21 tetor të vitit 1986 në Kosovë.

Abdi ka qenë kampion me Zurichun dhe ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit të fundit zviceran me 19 gola nga 32 ndeshje të zhvilluara.

Ai është i gjatë 1.82 cm, peshon 75 kg, ka një teknik të përsosur. Le Mans tash për tash renditet në vendin e 19-të me vetëm 9 pikë të tubuara dhe e pret luftë e ashpër në luftë për sigurimin e ekzistencës në vazhdim të kampionatit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni