Home » Kampionati Francez » Abdi më i miri te Le Mansi në kupën e Francës

Abdi më i miri te Le Mansi në kupën e Francës

Futbollisti shqiptar nga Prizreni, Almen Abdi, për mrekulli ka debutuar me skuadrën e elitës franceze, Le Mans, duke u kualifikuar në tetën e finales së kupës së Francës.

Le Mans shënoi fitore 1:0 kundër skuadrës së Valenciennesit. Abdi ka qenë më i miri në fushë, ka pasur disa goditje të rrezikshme për rivalin, por edhe disa harkime fenomenale. Goli i fitores së madhe ka rënë nëpërmjet Abdi, i cili nga gjuajtja e lirë afër mesit të fushës ka dërguar një top në 16-të dhe për mrekulli me kokë ka shënuar gol futbollisti Le Tallec pikërisht në minutën e 23-të.

Ish-futbollisti i Zurichut, Abdi, luajti 73 minuta dhe është vlerësuar futbollisti më i mirë i ndeshjes. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni