Home » Basketbolli i Kosovës » A do të vendoset kampioni në Pejë?

A do të vendoset kampioni në Pejë?

Basketbollistët e Trepçës nga Mitrovica janë të mobilizuar vetëm për fitore kundër Sigal Prishtinë dhe t’i barazojnë shifrat në fitore.

Trepça si vendas është e detyruar që ndeshjen e katërt të play-offit të luajë në Pejë, pasi e ka të suspenduar fushën në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. Mitrovicasit janë të përgatitur që në ndeshjen e katër të finales së Technomarket Superligës të dëshmojnë lojë të mirë dhe të befasojnë sërish prishtinasit.

Trepça shpreson në lojë kolektive sidomos nga basketbollistët efikas Asllani, Hajrizi, Tasovski etj. Sigal Prishtina pas humbjes në shtëpi të papritur udhëton në Pejë për fitore dhe të bëhet kampion i Kosovës. Sigal Prishtina deri më tash katër herë radhazi e ka marrë titullin, po ashtu edhe tashmë janë të bindur se do të ngadhënjejnë.

Kryetrajneri i Sigal Prishtinës, Arben Krasniqi, llogarit të të gjithë basketbollistët të japin maksimumin. Prishtinasit në krye me kapitenin Edmond Azemin së bashku me basketbollistët e huaj Essengue, Carcamo etj. do të luftojnë për fitore dhe t’i dëshmojnë Trepçës se humbja në kryeqytet ka qenë e rastësishme. Ballafaqimi në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë do të zhvillohet të enjten në orën 19.00. Sigal Prishtina udhëheq me fitore me rezultat 2:1.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni