Home » Futboll » A do të kthehet Balotelli te Interi?

A do të kthehet Balotelli te Interi?

a-do-t-euml-kthehet-balotelli-te-interi_hdEdhe pse trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka deklaruar se nuk do të shitet Mario Balotelli, megjithatë, sulmuesi italian gjatë këtij dimri mund të largohet nga Anfield.

Sipas Sportmediaset, agjenti i Balotellit, Mino Raiola, është duke tentuar që ish sulmuesin e Milanit ta rikthejë në ish klubin e tij, Inter.

Trajneri i ‘Nerazurëve’, Roberto Mancini duket se dëshiron që ish lojtarin e tij përsëri ta ketë në skuadër, edhe pse thuhet se ky transferim duket i vështirë për shkak të sjelljeve jo sportive të Balotellit në adresë të Interit.

Megjithatë, agjenti i lojtarit nuk e përjashton mundësinë që reprezentuesi i Italisë sërish ta vesh fanellën e internistëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni