Home » Futboll » 17 të arrestuar nga Basto-mafia në Evropë

17 të arrestuar nga Basto-mafia në Evropë

17 të arrestuar nga Basto-mafia në Evropë

Në një konferencë për shtyp, prokuroria e Bochumit në Gjermani ka bërë të ditur se tre ndeshje në Ligën e Kampionëve janë duke u hetuar për kurdisje të mundshme.

Hetimi është përqendruar veçanërisht në disa skuadra të Evropës Lindore. Përgjegjësi i hetimit nga UEFA, Karl Dont, kohë më parë paralajmëroi se në nëntor do të bëhet publik sistemi më i madh i korrupsionit të të gjitha kohërave.

Në kuadër të këtij operacioni, policia gjermane ka arrestuar një organizatë kriminale ndërkombëtare, e cila vepronte duke organizuar baste të paligjshme. Janë gjithsej 17 persona të vënë në pranga, 15 prej të cilëve në Gjermani dhe dy në Zvicër.

Gjithsej janë hetuar 200 ndeshje, tre prej të cilave në Ligën e Kampionëve dhe disa të tjera në Ligën e Evropës. Në qendër të hetimeve janë vënë ekipe nga Austria, Bosnja, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Turqia. Po ashtu, edhe nga kategoritë inferiore, nga Gjermania, Zvicra e Belgjika.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni