Home » Boks » 11-të boksierë kosovarë në turneun e Podgoricës

11-të boksierë kosovarë në turneun e Podgoricës

11-të boksierë kosovarë në turneun e PodgoricësFederata e Boksit të Kosovës po vazhdon me paraqitje ndërkombëtare, pasi më 15 mars do të marrë pjesë në turneun memorial “Braca Marovic” në Podgoricë, në të cilin Kosova do të paraqitet me 11 boksierë.

Boksierët e ftuar në këtë turne janë: Luan Demaj (41 kg), Patriot Behrami (51 kg), Shpëtim Bujkësi (41 kg), Flamur Sejfijaj (60 kg), Endrit Kelmendi (56 kg), Taulant Sejfijaj (69 kg), Ardit Delijaj (81 kg), Atdhe Delijaj (64 kg), Emanuel Zefi (64 kg), Edmond Zefi (60 kg) dhe Donjeta Sadiku (60 kg).

Së bashku me këta boksierë do të udhëtojnë edhe trajnerët si, Besim Brahimi, Ragib Bytyqi dhe Usama Zeqiri.

Në këtë turne përveç boksierëve nga Kosova do të marrin pjesë edhe ata nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni