Home » Futboll » 1 miliard euro për të blerë Realin e Madridit

1 miliard euro për të blerë Realin e Madridit

Pronari i Mançester Sitit, Sheik Mansur bin Zajed al Njahjan është i gatshëm të japë një miliard euro për të blerë skuadrën e njohur spanjolle të Real Madridit, shkruan gazeta “AS”.

Sipas informatave që vinë nga Spanja, miliarderi arab, së shpejti do të takohet me presidentin e “mbretërve” Florentino Perez për të përcaktuar mënyrat e pagesës që është i gatshëm ti bëjë vetëm e vetëm që të bëj pronë të tijën skuadrën me më shumë trofe në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja sportive nuk e ka bërë të ditur burimin e këtij informacioni. Në të njëjtën kohë kjo gazetë raporton se në verën e vitit të ardhshëm synimet kryesore të skuadrës “mbretërore” do të jenë Serxhio Aguero, Uejn Runi dhe David Vilja.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni