Home » Futboll » “Kaka dhe Benzema do të triunfojnë në Madrid” ka thënë Zidan

“Kaka dhe Benzema do të triunfojnë në Madrid” ka thënë Zidan

zinedine-zidaneIsh-ylli i skuadrës madrilene, Zinedin Zidane, ka dalur në mbrojtje të Kakas dhe Benzemas, për të cilët ka thënë se do të triunfojnë. Ai bëri të ditur se dy muajt e parë të karrierës së tij në Madrid edhe atë e kishin kritikuar

Zidane i cili rikujtoi që edhe ai ishte kritikuar në Madrid, tha se Leo Messi ka merituar plotësisht fitoren e vendit të parë nga ‘France Football’: “Një ‘Balon d’Or të japin sepse e ke merituar. Ka shumë lojtarë, por Messi e meriton.”

Ai gjithashtu doli në mbrojtje të bashkëkombasit të tij Benzema si dhe brazilianit Kaka. “Si gjithmonë këtu ka kritika. Kjo është kështu. Në dy muajt e parë edhe unë kalova nëpër këto momente dhe kjo do të kalojë. Që të dy janë lojtarë të talentuar, dhe lojtarët e talentuar triunfojnë në Madrid.

Për ndeshjen që Madrid luajti kundër Barcës ai tha: “Eshtë e vërtetë që Madrid luajti shumë mirë. Humbi, por bëri një ndeshje të mirë. Meritoi dicka më shumë. I mungoi që të shënonte golin e parë. Unë mendoj se pas një ndeshje të atillë, madridistët duhet të jenë të kënaqur.”

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni