Home » Futboll » ​Ozil afër rikthimit

​Ozil afër rikthimit

ozil-af-euml-r-rikthimit_hdAnëtari i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se e ka të vështirë t’i shikojë ndeshjet e skuadrës së tij derisa po rehabilitohet pas lëndimit që e pësoi kohë më parë.

Ai është jashtë fushës së lojës që nga muaji tetor, ndërsa është afër rikthimit.

Gjatë kësaj periudhe Arsenali pati rënie dhe ngritje, ndërsa vitin 2015 e nisi me humbje (0:2) nga Southamptoni.

“Kam punuar shumë dhe më në fund do të kthehem në lojë. Për mua ishte vështirë t’i shikoj ndeshjet dhe të mos jem në fushën e lojës”, është shprehur Ozil.

Ai vlerëson se viti i kaluar ishte mjaft i frytshëm për të.

“Dua t’i ndihmoj dy skuadrat e mia, Arsenalin dhe kombëtaren gjermane. Në Ligën Premiere gjithçka është e mundur e po ashtu jemi ende në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, me Gjermaninë duhet të fillojmë me fitore në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Në vitin tim të parë tek Arsenali skuadra e fitoi Kupën FA, për herë të parë pas nëntë vjetësh. Në Rio me Gjermaninë e fituam titullin e kampionit botëror. Kjo nuk është pak”, ka theksuar Ozil. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni