Skiatori zviceran Carlo Janka dëshmoi cilësi të larta në shtegun e Garmish Parten Kirhen.
Ai bëri mrekullinë në rrëshqitje dhe triumfoi në garën e fundit në sllallom të madh në këtë stinor duke u pozicionuar kështu në pozitën e parë edhe në renditjen e përgjithshme. Zvicerani në garën e fundit arriti deri te fitorja para italianit Davide Simoncelli dhe austriakut Philipp Schörghofer.
Me skiatorin austriak vendin e tretë e ka ndarë edhe skiatori amerikan Ted Ligety. Me këtë fitore Janka fitoi globin e madh të kristaltë i cili i jepet skiatorit më të mirë në këtë kampionat.
Edhe skiatorët të tjerët dëshmuan rrëshqitje të shkëlqyeshme në shtegun e Garmish Parten Kirhen. Skiatori zviceran Didier Cuche renditet në vendin e pestë, ndërsa i gjashti Kjetil Jansrud nga Norvegjia. Në përgjithësi ka qenë një garë jashtëzakonisht interesante dhe atraktive për të gjithë dashamirët e skive.
Renditja
1. Carlo Janka (Zvicra) 2:20,87
2. Davide Simoncelli (Italia) 0,31
3. Philipp Schörghofer (Ö) 0,57
3. Ted Ligety (ShBA) 0,57
5. Didier Cuche (Zvicra) 0,62.
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0,76.
7. Alexander Ploner (Italia) 1,02.
8. Benjamin Raich (Austria ) 1,03.
9. Ivica Kostelic (Kroacia) 1,33.
10. Romed Baumann (Austria) 1,52.









