Ish-futbollisti i spikatur, Zinedine Zidane, ka thënë se Real Madridi do të kualifikohet në çerekfinalen e Champions League.
Zidane është parashikues i mirë dhe beson se Reali do të eliminojë nga garat Lyonin megjithëse ka rezultat negativ nga ndeshja e parë (0:1). “Jam i bindur se Real Madrid do të kualifikohet”, tha Zidane.
Reali ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 1:0 në Lyon, por besojnë se të mërkurën mbrëma, në orën 20.45, do të shkatërrojnë në Madrid Lyonin nga Franca.
Reali të gjitha forca i mbështetë te futbollistët më të paguar në botë që i ka angazhuar gjatë verës së kaluar, Ronaldon e Kakan.
Reali beson se fitorja do të jetë bindëse, ndërsa Lyoni do të luftojë të ruajë rezultatin e ndeshjes së parë, por që do të ketë shumë vështirë përballë superyjeve të Realit.









