Kombëtares së Kosovës në xhudo për juniore dhe juniorë i ka ardhur ftesa nga organizatori i garës evropiane TOP A.
“Me 14-15 gusht në Berlin të Gjermanisë do të mbahet gara evropiane TOP A për juniore dhe juniorë. Është garë mjaft me peshë dhe që gjithsesi duhet që të marrim pjesë. Kemi filluar të përgatitem me garues për këtë aktivitet, por do të kemi edhe një sprovë që t’i përzgjedhim katër apo pesë garues mw tw mirw në të dy konkurrencat për këtë garë.Në Berlin do të marrin pjesë xhudistet dhe xhudistët më të mira evropiane, por besoj se deri me 14-15 gusht do të përgatitem maksimalisht”, tha Driton, Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.
Ai tha së çështja financiare nuk është gjithaq e keqe, duke iu falënderuar edhe ndihmës së vazhdueshme që bënë Departamenti i Sportit të Kosovës. Kuka ka thënë se përveç Majlinda Kelmendit që është numër një nw botë për U-20 pret që të dalë edhe ndonjë talent tjetër i këtij sporti në Kosovë.
“Me xhudo besoj se do t’i sjellim sa më shumë medalje Kosovës”, theksoi Kuka. Në muajin shtator mbahet edhe Kampionati botëror, ku gara TOP A në Berlin është një parapërgatitje për Majlindën dhe garues të tjetër për botërorin.









