Home » Futboll » Xhaferi zverdhet në fitore

Xhaferi zverdhet në fitore

Futbollisti Ymer Xhaferi e ka ndihmuar skuadrën e Jaros drejt fitores me rezultat 1:0 si udhëtues në përballje me Oulun, në ndeshjen e javës së 13-të të Superligës së Finlandës në futboll.

Xhaferi është zverdhur me karton në minutën e 38-të të takimit, ndërsa është zëvendësuar në minutën e 82-të nga futbollisti Lody. Xhaferi për 82 minuta ka treguar angazhim të madh në fushë dhe me bashkëlojtarë arritën fitore domethënëse, e cila e renditet në vendin e pestë me 18 pikë të tubuara.

Golin e fitores për Jaron e ka shënuar futbollisti Mannstrom në minutën e 49-të. Xhaferi është shtyllë e kësaj skuadre që ka ambicie që të ngjitet sa më lartë në tabelë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni