Mesfushori Xavi Hernandez dhe sulmuesi Pedro Rodriguez kanë vazhduar kontratat e tyre me skuadrën kampione të Spanjës, Barcelonën, ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare të mërkurën.
Pedro ka vazhduar kontratën deri në vitin 2015, ndërsa tani 22-vjeçari ka një klauzolë për lirim në vlerë prej 90 milionë eurosh. Ndërkohë Xavi ka vazhduar kontratën me skuadrën katalunase deri në verën e vitit 2016. Kontrata e tij e vjetër do t’i skadonte në vitin 2014.









