Sportisti më i paguar në botë, golfisti Tiger Woods ka ofruar 3 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tragjedisë natyrore në Haiti, shkruan agjencia AP të premten.
Haiti në fillim të javës është goditur nga një tërmet shtatë ballësh të Rihterit, ku dyshohet të kenë të vdekur mbi 50 mijë persona. Woods mendon të ofrojë para për furnizime mjekësore për Haiti.









