Home » Futboll » Wenger: Fabregas nuk është në shitje

Wenger: Fabregas nuk është në shitje

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ia ka bërë të qartë presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, se ai nuk e ka ndërmend ta shesë kapitenin, Cesc Fabregas, për shkak se është tejet i hidhëruar me qasjen e Blaugranëve në tentim për të transferuar mesfushorin spanjoll.

Pasi kishte arritur në Afrikën e Jugut të premten, Rosell ishte në gjendje që të takohet me Wengerin të hënën. Biseda ishte e nxehtë, me Wengerin që ia ka treguar presidentit blaugran se sa i zhgënjyer është ai dhe Arsenali me sjelljen e Barcës.

Wenger ndjehet i ofenduar që Rosell nuk arriti të shmangë deklaratat publike drejtuar Fabregasit, që ishte pjesa kryesore e strategjisë nën ish-presidentin Joan Laporta. Sipas Sport, francezi përfundimisht ia ka bërë të qartë presidentit Sandro Rosell se as ai, e as Arsenali, nuk kanë ndërmend ta shesin Fabregasin këtë verë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni