Home » Hendboll » Vetëm me hendbollistë nën 22 vjeç

Vetëm me hendbollistë nën 22 vjeç

Klubi i hendbollit Prishtina ka nisur të planifikojë edhe përtëritjen e skuadrës me hendbollistë të rinj. Prishtina si ambicie ka në edicionin e ri të startojë me hendbollistë kryesisht të moshës nën 22- vjeç. Këtë e kanë thënë edhe Taib Kabashi, kryetrajner.

Kabashi para disa ditësh ka menduar të braktisë Prishtinën, por si duket ka ndërruar mendjen dhe ka vendosur të qëndrojë edhe më tutje. “99 për qind do të jem në Prishtinë dhe askund tjetër. Synimi im është të bëjë një ekip më hendbollistë të rinj dhe të gjithë vendorë. Hendbollisti më i vjetër do të jetë 22 vjeç. Është koha të punojmë për shtigje të gjata dhe jo të mendojmë si deri më tash për trofetë. Ka mbetur të ulem të bisedojmë me kryesinë e klubit dhe të definohet të gjitha gjërat”, tha Kabashi.

Afati kalimtar në hendboll ka filluar që 15 ditë, por nuk ka asnjë përforcim klubi bardhë e kaltër. Kabashi tha se afati kalimtar do të zgjasë deri më një gusht dhe deri në ditën e fundit Prishtina mund të sjellë përforcime. “Jemi të interesuar të përforcohem me dy-tre hendbollist të rinj, të spikatur.

Në negociata jemi me disa hendbollistë, por pasi nuk jemi afër marrëveshjes me ta, nuk mund të bëjë edhe publike emrat e tyre. Prishtina do të ndryshojë strategjinë, do të jetë më ndryshe, që më së miri do të vërehet me fillimin e kampionatit të ri”, tha Kabashi.

Ai shtoi: “Përgatitjet për edicionin e ri i kemi paraparë t’i nisim me 1 gusht. Nuk kanë mbetur më shumë se dy javë pushim dhe duhet të bëhem gati si dhe të dihet emërorja e hendbollistëve se kush do të jetë pjesë e klubit bardhë e kaltër”. Do të ketë pastrime në klubin e Prishtinës apo jo? Kabashi tha se nuk bëhet fjalë për pastrime dhe as që mendon në këtë drejtim. Sipas tij, synimi është të bëjë ekip të re dhe për një të ardhmen më të mirë.

“E gjithë bota është përqendruar në hendbollistë të rinj. Pa hendbollistë të rinj nuk ke pse të mendon për të shkuar në garat ndërkombëtare. Duhet punë, investime dhe angazhim i të gjithëve”, tha Kabashi. Prishtina kampionatin e kaluar është shpallur nënkampione e Kosovës dhe ka qenë edhe finaliste e kupës duke iu falënderuar punës së palodhshme të Kabashit. Kryeqytetasit kanë pasur ekipin më të ri në ligë dhe që patën befasuar të gjithë me lojëra sa luftarake aq edhe të mira.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni