Home » Formula 1 » Veber fiton në një fundjavë shumë të vështirë për të gjithë

Veber fiton në një fundjavë shumë të vështirë për të gjithë

Mark Veber, ngasësi australian e Red Bulit është fitues i garës për Shpërblimin e Madhe të Britanisë së Madhe, garës së dhjetë të këtij sezoni në Formula 1.

Veber në këtë garë u nis nga pozita e dytë, prapa kolegut të tij të ekipit Sebastian Fetelit dhe në kthesën e parë e tejkaloi atë për të dalë në pozitën e parë. Veber nuk shikoi më prapa dhe në saje në të ngasjeje të qetë, që atij ia mundësoi epërsia evidente që e kishte bolidi i Red Bulit në këtë garë. Në fakt, ngasësit e Red Bulit ishin favoritë të mëdhenj që të fitojnë dy pozitat e para në garë pasi morën dy pozitat e para në start, por Fetel në rrethin e parë ra nga pozita e parë në të fundit meqë pati kontakt me Luis Hemiltonin në kthesë ne dytë të garës dhe goma e tij e djathtë e pasme u shpua dhe e detyroi atë që të shkojë në pit-stop në rrethin e parë.

Fetel, më pas tregoi shpejtësinë e tij dhe të Red Bulit duke u ngritur nga pozita e 24-t në të 7-tën, mirëpo, ky rezultat mund të konsiderohet zhgënjyes për njeriun që ishte më i shpejti në pjesën më të madhe të fundjavës. Megjithatë vëmendja e të gjithëve në garë ishet e fokusuar në ekipin e MekLarenit.

Ekipi britanik në garë ne vet të shtëpisë, në shtegun Silverston që këtë vit ishte më i ndryshëm sepse u përurua sektori i dytë tërësisht i ri, erdhi me një paktë të ri aerodinamik, që doli të jetë dështim i madh. Kjo bëri që Luis Hemilton të mos arrijë pozitë më të mirë se e katërta në start, kurse Xhenson Baton u nis i 14-ti. Mirëpo, këta dy ngasës treguan pse janë dy kampionët e fundit të botës dhe arritën ët përfundojnë në pozitat 2 dhe 4 duke i mbajtur dy pozitat e para në renditjen e ngasësve dhe duke e përforcuar MekLarenin në pozitë e parë tek konstruktorët. Ekipi që zhgënjeu më së shumti në këtë garë ëhstë Ferrari. Alonso u nis i treti, por pati start katastrofal dhe humbi disa pozita, në kthesën e parë pati kontakt me kolegun e tij të ekipit Felipe Masën duke ia prishur garën atij.

Më pas Alonso në mënyrë pak kundërthënëse u dënua me një kalim nëpër pit stope për shkak të tejkalimit jo të rregullt ndaj Robert Kubicës dhe kjo bëri që ai të mos përfundojë ndër 10 të parët në këtë garë dhe kjo të jetë gara më e dobët e Ferrarit në këtë sezon. Ekipi i Mercedesit mund të jetë i kënaqur meqë Nikor Rozberg përfundoi i treti, kurse Mihael Shumaher morri dy pikë për finish në pozitën e nëntë, që është dëshmi se ai këtë sezon kthimin në top romë do ta ketë shumë të vështirë.

Me formën e treguar, Red Buli vazhdon të jetë ekipi me bolidin më të mrië në Formula 1, por forma e ngasësve të këtij ekipi dhe pakënaqësitë midis tyre bëjnë që MekLareni, edhe pse me bolid më të ngadalshëm të prijë në renditje të ngasësve dhe të konstruktorëve dhe nëse red Buli nuk është ën gjendje ta kapitalizojë shpejtësiën e bolidit të vet në dy-tri garat e ardhshme atëherë MekLareni mund të fitojë të dy titujt meqë është reale të pritet që pas pauzës verore të gjitha ekipet do të punojnë shumë në aerodinamikën e bolidëve.

Rezultatet e garës

1. Mark Webber RBR-Renault 1:24:38.200

2. Lewis Hamilton McLaren-Mercedes +1.3

3. Nico Rosberg Mercedes GP +21.3

4. Jenson Button McLaren-Mercedes +21.9

5. Rubens Barrichello Williams-Cosworth +31.4

6. Kamui Kobayashi BMW Sauber-Ferrari +32.1

7. Sebastian Vettel RBR-Renault +36.7

8. Adrian Sutil Force India-Mercedes +40.9

9. Michael Schumacher Mercedes GP +41.5

10. Nico Hulkenberg Williams-Cosworth +42.0

BOX 2

Renditja e ngasësve

1. Lewis Hamilton 145

2. Jenson Button 133

3. Mark Webber 128

4. Sebastian Vettel 121

5. Fernando Alonso 98

6. Nico Rosberg 90

7. Robert Kubica 83

8. Felipe Massa 67

9. Michael Schumacher 36

10. Adrian Sutil 35

BOX 3

Renditja e konstruktorëve

1. McLaren-Mercedes 278

2. RBR-Renault 249

3. Ferrari 165

4. Mercedes GP 126

5. Renault 89

6. Force India-Mercedes 47

7. Williams-Cosworth 31

8. BMW Sauber-Ferrari 15

9. STR-Ferrari 10

10. Lotus-Cosworth 0

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni