Robin van Persie, futbollist i Arsenalit me padurim pret që të vijë në klubin e tij futbollisti maroken, Marouane Chamakh.
Persie thotë se ai është i mirëseardhur dhe ka nevojë të madhe Arsenali për një sulmues të kalibrit të Chamakhit. “E njoh Chamakh nga televizori.
Ai duket mirë, shumë i fuqishëm në ajër dhe shënon shumë gola me kokë. Chamakh duket shumë i sigurt në top. Mendoj se kjo do të jetë mirë për të gjithë ne për të qenë më garues. Ndjehem i lumtur ta shoh atë duke ardhur në klub”, tha Van Persie.









