Home » Tenis » US Open: Federer nuk lejon befasi

US Open: Federer nuk lejon befasi

Roger Federer nuk ka lejuar befasi duke mposhtur në tre sete (6-3, 6-4, 6-3), gjermanin majtak Andreas Beck në përballjen e mbrëmshme për t’u kualifikuar në rundin e tretë të turneut US Open.

“Është një fillim i përkryer. Luajta të hënën, kisha dy ditë pushim. Kisha edhe një ndeshje të lehtë fizike sot, dhe ja ku jam në rundin e tretë duke u ndjerë se jam plotësisht i fokusuar në turne”, ka thënë Federer, pas fitores që zgjati 101 minuta.

Federer në ndeshjen e radhës do të takohet me Paul-Henri Mathieu, i cili mposhti bashkëkombësin e tij francez Guillaume Rufin po në tre sete (7-6, 6-4, 6-3).

Rusi i gjashtë në botë, Nikolay Davydenko, është bërë tenisti i renditur më së larti që eliminohet nga turneu i këtij viti, pasi u mposht në tre sete (6-3, 6-4, 6-2) nga francezi Richard Gasquet.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni