Home » Kampionati Italian » Udine në LK, Juve jashtë Evrope

Udine në LK, Juve jashtë Evrope

Përkundër barazimit pa gola ndaj Milanit, Udinese ka siguruar pozitën e katërt në tabelën e Serie A falë golaverazhit më të mirë se Lazio.

Java e fundit e Kampionatit italian ishte vendimtare për pozitën e katërt, për të cilën ishin në garë Udinese dhe Lazio.

Edhe pse kryeqytetasit shënuan fitore prej 4-2 si mysafir të Lecces, ata nuk arritën të sigurojnë Ligën e Kampionëve, pasi që me pikë të barabarta kualifikohet Udinese.

Ndërkohë, me rezultat prej 3-1, Roma e ka mposhtur Sampdorian për të siguruar pozitën e gjashtë në Serie A.

Nga ana tjetër, me barazim prej 2-2 ndaj Napolit, Juventusi e ka mbyllur me barazim këtë sezon zhgënjyes.

Pas xhiros së fundit të Kampionatit italian, kampioni Milan, së bashku me Interin dhe Napolin, kualifikohen direkt në Ligën e Kampionëve, derisa Udinese do të kërkojë kualifikimin për fazën grupore.

Lazio dhe Roma do të luajnë në Europa League, kurse Juventusi është jashtë Evrope.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , , ,

Komentoni